Një ditë para seancës plenare ku pritet të votohet dekreti i Presidentit, që ktheu për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, zyrën e kryetarit të Kuvendit e vizituan Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erjon Veliaj, shefja e kabinetit të Kryeministrit Vali Bizhga, Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi, si dhe relatori i këtij ligji që u amendua nga mazhoranca, Ilir Beqaj.

Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe nuk pati asnjë informacion zyrtar pas tij. Por burime nga takimi thonë se qëllimi ishte pikërisht për të diskutuar mbi këtë votim në seancën e së enjtes.

Në këtë seancë është parashikuar të lexojë raportin vjetor për 2017, edhe Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Tv Klan