Kryeministri Edi Rama sqaroi në një postim në rrjetet sociale se nuk po kërkon negociata me studentët protestues, por dialog.
Më tej, kreu i qeverisë pyeti nëse ata që po i pengojnë studentët me megafon duke brohoritur kundër dialogut me qeverinë nga sheshi i protestës, po bëjnë telefonin e prishur.
Negociata?🤔Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart😊Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?😉
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2018
“
Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut bën telefonin e prishur?
”, shkroi Rama. /tvklan.al