Të rinjtë socialitë të njësive bashkiake 1,2 dhe 3 në kryeqytet, Edi Rama i mëson se çfarë përgjigje t’u japin të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre që i pyesin se përse të votojnë PS-në. Përgjigje që sipas tij, mund të marrin vetëm me një klikim në YouTube.

“Shumë nga shokët e shoqet tuaja që nuk kanë parë se çfarë na kanë parë sytë ne, që nuk e kanë parë Shqipërinë të përfundojë në humnerë, bëjnë pyetjen: Po pse mor Partinë Socialiste. Po kë tjetër mor jahu?! Partia Demokratike, 21 Janari. 14 Shtator 1998, që të kuptoni. Nuk ka fare fare diskutim zgjedhja.”


E nëse pamjet që do të shohin ata që kreu i qeverisë i cilëson momente të errëta të historisë nuk mjaftojnë, atëherë argumenti që duhet të pasojë është pasaporta europiane dhe anëtarësimi në BE që mund ta sigurojë vetëm ai dhe PS-ja.

“Nëse PS do ta kishte pasur këtë detyrë të drejtonte vendin në mënyrë të pandërprerë, sot Shqipëria do të ishte në BE. Ps-ja është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë për të dëmtuar. Nuk e fut dot askusht tjetër Shqipërinë në BE! Po mund të jetë normale një alternativë që nuk ka turp të thotë që do bëjmë Shqipërinë madhështore. Shqipërinë ne do ta bëjmë anëtare të BE-së, kaq!”

Pati një sugjerim për të rejat socialiste.

“Mund të keni simpatizantë, ose mund të keni pak më shumë intimitet me çuna që nuk janë të bindur që duhet të votojnë PS-në. Duhet t’i bindni! Nëse ata ju thonë që jo se do votojmë për bufin e kënetës, nuk ja vlejnë! Lërini, mos i shihni më me sy!”

Tv Klan