“Ndëshkime për pronarët që nuk respektojnë rregullat e reja”

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte se që nga dita e nesërme, kur do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit publik dhe privat, do të ndalojnë së punuari edhe fasonët dhe call center-at.

“Po ju shpjegoj, nesër edhe fasonët edhe call center-at do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi ndëshkime të rënda për pronarët që nuk zbatojnë rregullat e reja të qeverisë, nëse kapen pas 15 Marsit nga inspektorët.

“Njëkohësisht nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për garantimin e standardeve të sigurisë. Nëse standardet nuk respektohen do të marrim masa drastike që do të bien direkt në shpatullat e pronarëve. Mbyllja nuk vjen si kërkesë e shtetit në kohë të zakonshme, por një mbyllje që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave në këtë moment për të përballuar sëbashku këtë situatë”, tha Rama, i cili shtoi se as në Itali nuk është ndaluar aktiviteti prodhues”, tha Rama./tvklan.al