Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Greqisë, ku do të takohet me homologun e tij dhe me ministrin e Jashtëm grek.

Takimi me zyrtarët e qeverisë greke vjen pas vizitës zyrtare 2-ditore në Turqi, ku u prit me nderimet më të larta shtetërore nga Presidenti turk Erdogan.

Pasditen e së premtes, Rama do të takohet në Athinë fillimisht me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Takimi do të jetë privat dhe jo zyrtar.

Më pas, do të pritet në një darkë nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Dendias.

Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë rreth qëllimit të vizitës së Ramës në Athinë, pasi nuk është vizitë zyrtare.

Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë kur Kryeministri Rama pritet në Athinë nga Kryeministri grek Mitsotakis pas vizitës në Turqi dhe takimeve me Erdogan, sikurse ndodhi në muajin Shtator 2020. /tvklan.al