Inspekton punimet e spitalit të ri të pediatrise në QSUT

Nga Janari i vitit të ardhshëm, paga e mjekëve dhe infermierëve do të rritet me 40%.

Premtimi u bë nga Kryeministri Edi Rama, i cili nën shoqërinë e ministres së Shëndetësisë, pa nga afër punimet që po kryhen në spitalin e ri të pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 Janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak besoj”.

Projekti i spitalit të ri për fëmijë përfshin ndërtimin e një godine të re për urgjencën, reanimacionin dhe sallat e kirurgjisë së pediatrisë.

“Ndërtimi i spitalit të ri të pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 milionë Euro. Do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë”.

Ky investim parashikohet t’ju shërbejë rreth 130 mijë fëmijëve që trajton ky spital referencë për pediatritë në të gjithë vendin.

Tv Klan