Kemi dyfishuar fondin e përgjithshëm të pagave

Në konferencën e përjavshme ekonomike, Kryeministri Edi Rama në krah të dy ministrave, asaj të Financave dhe Rindërtimit, foli me shifra, kur iu drejtua arsimtarëve dhe bluzave të bardha, të cilët do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga Janari i vitit të ardhshëm.

Kur iu referua fondit të përgjithshëm të pagave, që sipas tij është dyfishuar, krahasimin e bëri me qeverisjen e djathtë.

Por si do të përkthehet rritja e pagave në portofolin e çdo arsimtari, mjeku apo një infermieri?

Një ndër mekanizmat financiarë që ka çuar në rritjen e pagave qeveria rendit edhe taksën progresive.

Kryeministri hodhi poshtë zërat se rritja e pagave për arsimtarët dhe bluzat e bardha po bëhet në kundërshti me Kodin Elektoral, duke thënë se ajo do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm që qeveria pritet ta bëjë publik ditët në vijim.

Lidhur me grevën e naftëtarëve, Kryeministri tha se ishte takuar me Presidentin e Azerbajxhanit në pritje të ndonjë zgjidhjeje për situatën e krijuar, duke e cilësuar privatizimin e kompanisë kriminale.

Tv Klan