Kryeministri: Opozita po ofron të njëjtën recetë, ne punojmë të ecim para

Nga Elbasani ku vazhdoi takimet elektorale, kryeministri Edi Rama akuzoi kundërshtarët politikë Meta dhe Berisha se janë gati të djegin vendin e për këtë arsye kërkon që vota në 25 Prill të shkojë drejt Partisë Socialiste.

Edhe në takimet e radhës elektorale, kryesocialisti nuk i kurseu në akuza kundërshtarët politikë. Si rrezik më të madh për vendin, Edi Rama sheh ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e shtetit Ilir Meta, që sipas tij janë gati të djegin vendin.

Në takimin përmbyllës me gratë e Elbasanit, kryeministri vendosi theksin te historitë e suksesit të disa prej tyre, që sipas tij erdhën nga udhëheqja e partisë socialiste.

Referuar premtimeve të opozitës kryesocialisti tha se ata po ofrojnë të njëjtën recetë, pa asnjë risi për vendin.

Klan News