Riatdhesohen 4 fëmijët dhe gruaja nga kampi Al Howl

Riatdhesohen 4 fëmijët dhe gruaja nga kampi Al Howl

13:57 27/10/2020

Rama: Do të vijë operacioni i dytë i shpëtimit

Floresha Rasha dhe 3 fëmijët e saj të mitur si dhe  Endri Dumani mbërritën në Tirane duke i shpëtuar ferrit të kampit famëkeq të Al Howl-it pas një operacioni riatdhesimi që qeveria shqiptare thotë se ka afro 1 vit që ka nisur.

Vetë Rama që shkoi personalisht në Bejrut për të sjellë në atdhe  4 fëmijët dhe Floresha Rashën thotë se ndërkohë është duke vijuar një operacion i dytë shpëtimi por pa dhënë detaje për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri. 

Nuk mund të jap asgjë ekzakte pasi të gjitha identifikimet janë në përpunim nga strukturat e posaçme. Është një kategori shumë delikate dhe ne nuk mund të japim asnjë numër fiks. Shumë prej tyre janë me prindër të gatshëm dhe ata që nuk janë të gatshëm“, u shpreh Rama.

Por nxjerrja nga kampi i Al Howl-it nuk do ti shpëtojë nga përgjegjësia ata që kanë qenë të përfshirë në aktivitet terroriste .

Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë, por këto nuk janë çështje të miat, rastet janë individuale dhe e kanë organet e tjera që të japin opinionin e tyre dhe vendimet ligjore“, tha Rama.

Të riatdhëtesuarit do të vendosen në struktura të posaçme ku veç ndihmës shëndetësore do të trajtohen dhe nga psikologe.

Tv Klan





Të ngjashme