Samiti i Zagrebit, i rëndësishëm për ne

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim gjatë konferencës së donatorëve për Shqipërinë që u mbajt në Bruksel. Kreu i qeverisë sonë e nisi fjalën e tij duke thënë faleminderit në disa gjuhë të botës.

Ai u shpreh se ishte shumë i prekur që ndodhej aty dhe falenderoi Presidenten Von der Leyen dhe Chales Michel. Ai kërkoi ndihmë që vendet e huaja të mbështesin Shqipërinë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin.

“Ju lutem na mbështesni më tej, ju lutem na ndihmoni të rimëkëmbemi dhe të rindërtojmë. Unë ndihem kaq mirë të zbulonim në momentet më tragjike që nuk ishim të vetëm sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer që vinin nga qielli, nga deti, nga toka, nga përtej kontinentit që të luftonin me ne për të shpëtuar jetë e për të shëruar plagë.

Faleminderit miq nga Turqia për ndihmën që na dhatë pas tërmetit ashtu si Komisioni Europian. Faleminderit miq nga vendet fqinje. E dëshmoni përmes pranisë dhe angazhimeve tuaja, se sa shumë ky rajoni ynë i trazuar ka ndryshuar vitet e fundit dhe sa real është ai i ndërtimit për të ardhmen e fëmijëve tonë. Faleminderit miq nga SHBA-të, Banka Botërore, BERZH, KFV, shtetet e Ligës Arabe. Mirënjohja që ndjej për të gjithë ju nuk ka kufij. Vetëm fakti që jeni të gjithë këtu më mbush plot emocione”.

E ardhmja është më sfiduese kur mijëra ndërtesa duhet të rindërtohen ose fortifikohen. 53 monumente kulturore duhen ruajture. Raporti përfundimtar tregon se na duhen rreth 1 mld euro për të ndrequr dëmet. Ky vend duhet të përballet me dëme që përbëjnë 6.% të GPD-së tonë. Për ne është një shumë e jashtëzakonshme, nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë, dhe shumë më kaq na mungon koha. Jam këtu me thirrjen që të na ndihmoni me grantet dhe huatë për të cilat kemi nevojë. Përgjigjuni vuajtjes sonë me bujarinë tonë. Miqve të BE, ndihma që iu kërkojmë shkon përtej”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe samitin e Zagrebit që pritet të mbahet muajin e ardhshëm ku tha se është e rëndësishme për popullin shqiptar që të çelet drita jeshile për rrugën drejt BE-së.

“Tërmet apo jo, pavarësisht numrit të viktimave, ju lutem të kuptoni sa i rëndësishëm është për ne, samiti i Zagrebit, nën kryesimin e miqve kroat dhe çka besojmë se do të japë dritën jeshile që do të ecim më tej drejt BE-së. Nëse para forcave të natyrës jemi të pafuqishëm dhe të bëjmë më të mirën për të shpëtuar njerëz, tërmeti politik me të cilën u përballëm muaj më herët, ne nuk e komandojmë dot. Për vendin tonë çfarë ndodhi me 18 Tetor është një tërmet shumë i madh. Nuk dua të fajësoj asnjëri, e di që procesi i integrimit kërkon vendimmarrje të vështirë. Është koha që të ecet përpara. E kuptojmë që janë zhvillime që shkojnë përtej nesh. Patëm dy dështime një pas një. Çfarë mund të bëjmë është të ndërtojmë është një të ardhme shumë të mirë për fëmijët tanë. Jam shumë i lumtur që Be na mbështet në procesin e integrimi”, tha Rama./tvklan.al