Kreu i qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte ka theksuar edhe një herë se në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me lista të hapura.

Rama tha se listat do të hapen, por se sa dhe se si, ka ende kohë për t’u përcaktuar.

Rama vuri theksin se në ndryshimet kushtetuese do të sanksionohet se askush nuk mund t’i këtë listat të hapura më pak se 2 të 3, si dhe të garantohet përfaqësimi i grave.

“Ne do t’i hapim listat tani tek sa-ja dhe si-a kemi kohë. Kushtetuta e re apo ndryshimi kushtetues, do të sanksionojë që askush nuk mund t’i këtë listat të hapura më pak se 2 të 3, po aty kemi rënë dakord që duhet të garantojmë përfaqësimin e grave. Është një arritje e rëndësishme e Shqipërisë kjo”, u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se marrëveshja e 5 Qershorit nuk do të griset dhe se do t’i shkohet deri në fund./tvklan.al