20 shtëpi të tjera përfundojnë në 30 Mars në Vaqar

Kryeministri Edi Rama ishte në Vaqar, në periferi të Tiranës, ku po ndërtohet një lagje e re me 20 banesa për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i Nëntorit të 2019-s. Punimet pritet të përfundojnë në 30 Mars, ndërsa në këtë kantier janë punësuar 55 persona.

Njëri në Facebook thoshte, gjithë këto ndërtime, kush i bën këto, kur nuk ka punë? I bën Ndragheta, i thashë. Ndërkohë janë 27 mijë punëtorë, 7 mijë vende pune të krijuara vetëm nga rindërtimi për të gjitha kompanitë shqiptare”.

Sipas Ministrit Arben Ahmetaj do jenë më shumë se 200 kompani që do të angazhohem ne procesin e rindërtimit.

Janë 175 kompani, plus këto që po bën FSHZH-ja me Bashkinë e Tiranës, do shkojë gati 200 kompani të angazhuara në procesin e rindërtimit, projektim, infrastrukturë, njësi individuale, shkolla dhe pallate”.

Për Kryebashkiakun Veliaj, zona do të kthehet në një qendër model ku nuk do të mungojnë qendra shëndetësore, shkolla, por edhe teatër dhe kinema.

“Do bëhet edhe qendra e re administrative dhe do jetë realisht një qendër model fshati. Këtu del nga shtëpia, në njërën anë ke shkollën, në anën tjetër ke kopshtin, ke qendrën shëndetësore”.

Rama ishte edhe në shtëpinë e sapo ndërtuar të një familjeje, banesa e të cilëve u shemb nga tërmeti.

Tv Klan