Kryeministri Edi Rama vijon fushatën për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në një takim me qytetarët në Vaun e Dejës, Rama prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Mark Babani, tha se opozita ka vendosur të kapitullojë pa nisur betejën elektorale, pasi ka pranuar se nuk fiton.

“Udhëheqja e PD ka vendosur të kapitullojë para se të fillojë beteja zgjedhore, ka pranuar se nuk fiton zgjedhje me ne dhe është larguar dhe jo për të ardhur tek ju, për të shkuar tek njerëzit, për të nxjerrë kandidatura, programe. Fatkeqësisht sot që flasin kjo gjë ndodhë në dy vende të globit, në Shqipërinë me PD dhe në Afganistan me talebanët”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi se Partia Socialiste do fitojë bindshëm, jo vetëm në Vaun e Dejës dhe Shkodër, por në të gjithë vendin.

“Fitore bindës jo vetëm në Vaun e Dejës dhe Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Kudo ku ndaloj në stacionet e fushatës aty ku ne e kemi drejtuar bashkinë, flasin punët sesa 1 mijë fjalë, ndërsa aty ku nuk e kemi drejtuar flet krahasimi me modelin. Unë kam bërë çmos ta mbështes Vaun e Dejës, ashtu siç kam parë dhe kryetarët e bashkive të tjera pa i parë nga ngjyra e partisë. Do më kishte pëlqyer që në këto zgjedhje të ishim me ushtarët politikë përballë që të mund të ballafaqonin çfarë është bërë edhe pse mbështetja nuk ka munguar’.

Sipas Ramës opozita nuk e do hapjen e negociatave dhe reformën në drejtësi.

“Pse këta e kanë tmerr hapjen e negociatave? Në një pikë shqiptarëve nuk ja hedh dot askush, pasi ata janë populli më politikan në botë. Sistemi i drejtësie nuk bën dallime sa i gjatë je apo i shkurtë, president, ministër, ish ministra që duhen të gjykohen dhe të shkojnë aty ku duhet të shkonin me kohë. Kjo është ajo që kërkon BE që ditën e parë të çeljes së negociatave”.

Vijon…