Edi RamaKryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet e dy marinarëve, të cilët  humbën jetën gjatë operacionit për shpëtimin e anijes “Norman Atlantik.”

Në një mesazh drejtuar familjeve të viktimave Kryeministri shkruan se marinarët shqiptarë edhe pse jo pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare  dhanë një kontribut të vyer në përpjekjen ndërkombëtare për të evituar një katastrofë.

Sipas tij qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar në zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të aksidentit që u mori jetën dy pjesëtareve  të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”.

Tv Klan