“Në fokus, bashkëpunimi në ekonomi, shëndetësi e arsim”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari ku ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Viktor Orban. Në fokus të takimeve kanë qenë  bashkëpunimi bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim.

Me prioritet për palën shqiptare shihen edhe investimet në fushën e energjetikës, si dhe në çështje të transportit,  të cilat ishin në fokus të takimit që Ministria  Balluku zhvilloi me homologun e saj hungarez.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve të Tv Klan, ministrja Balluku dha detaje edhe për thithjen e investimeve hungareze ne vendin tonë.

Një fokus i veçantë delegacioni shqiptar në Hungari i kushtoi edhe marrëveshjeve që studentët shqiptarë të mjekësisë ta zhvillojnë praktiken në Budapest

Temë e bisedimeve me kryeministrin Orban do jetë edhe ecuria e integrimit europian të Shqipërisë, pasi sipas kryeministrit Rama, “Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”.

Tv Klan