Kryeministri Rama është nisur këtë pasdite në Londër për të marrë pjesë në forumin e Financial Times, Investimet në Ballkanin Perëndimor.

Ai lajmëron në rrjetet sociale se kjo shkëputje nga fushata është e pashmangshme, për të marrë pjesë në këtë forum prestigjioz.

“Pasnesër’, shkruan Rama, “gati për fazën finale drejt 30 Qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”.

Tv Klan