Kreu i qeverisë shqiptare ka pritur sot në një vizitë zyrtare, të parën të zhvilluar në vendin tonë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Në deklaratën për mediat Rama ka njoftuar dakordësimet e arritura me qeverinë e Kosovës.

“Jemi dakordësuar për të përcaktuar për të mbajtur në një afat të ri të mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë e Covid të na e mundësojë në gjysmën e dytë të Shtatorit.

Po ashtu jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me Covid do na e mundësojë këtë në Tiranë në muajin Nëntor, ku dëshirojmë që bashkarisht të sponsorizojmë Kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një Kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë, të mund të ndajnë praktikat e mira dhe sfidat e përbashkëta në adresimi e problemeve të përbashkëta, patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore.

Kemi diskutuar konkretisht dhe do të vazhdojmë një bisedë konkrete, për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë e disa marrëveshje kyçe. Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është diçka e dakordësuar, por në zbatim është diçka jo e plotë. Ajo çka Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët një stacion i vetëm në Durrës, ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë, nga pikëpamja legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë, në momentin kur mallrat zbarkohen në Durrës.

Kemi folur për njësimin e dokumentacionit për mallrat që eksportohen/importohen mes dy vendeve, nëse nuk arrijmë që të dyja palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar. Një dokument të jetë i vlefshëm për të dy vendet.”

Rama tha se Shengeni rajonal mbetet një program i rëndësishëm që do të mundësojë dhe lëvizjen pa asnjë kontroll të qytetraëve.

Shengeni rajonal mbete në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Besoj që është e qartë në rast se ne futemi në kornizën e Shegenit, askush nuk na pengon që në një kohë të shpejt të hapim kufirin për lëvizjen e njerëzve pa asnjë kontroll, çka thash për doganën, do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës dhe Shqipërisë”./tvklan.al