“Mund të fitojmë aftësitë që ka Europa”

I ftuar në Salzburg në një bashkëbisedim të moderuar nga Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, Hans Ulrich Obrist, Kryeministri Rama rrëfeu se sa e vështirë është që qeveria të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën në Shqipëri.

E në këtë kontekst, Rama iu referua protestave të opozitës, duke marrë si shembull sulmet ndaj tendës në hyrje të Kryeministrisë dhe kërpudhës në sheshin para saj.

Sa i takon integrimit europian, kreu i qeverisë tha se lodhja e disa vendeve të unionit nga zgjerimi nuk e ka zbehur ambicien e Shqipërisë për t’i bashkuar familjes europiane. Rama shtoi se ishte ai që nisi transformimin e Tiranës me lyerjen e fasadave, një projekt që edhe pse u përfol nga kundërshtarët kishte mbështetjen e 85% të qytetarëve.

Tv Klan