Do të ndihmojmë ata që janë në nevojë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij po bën të gjitha përpjekjet që pas kalimit të pandemisë vendi të mos bjerë në një gropë financiare.

Kërkesës së një qytetari në telefon për faturën e energjisë, Rama iu përgjigj se të gjithë duhet të bashkëpunojnë dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Rama tha se janë rreth 200 persona që u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve që lidhen kryesisht me lejet për lëvizje dhe ndihmat në ushqime. Kreu i qeverisë nuk i harron as këshillat.

Tv Klan