Rama: Nuk dua asnjë votë për vete, turp nëse vini në diskutim votën për PS-në



Rama: Nuk dua asnjë votë për vete, turp nëse vini në diskutim votën për PS-në

17:04 10/04/2021

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Vlora ku zhvilloi një takim elektoral u tha qytetarëve se nuk do asnjë votë për vete. Rama u shpreh se votat i kërkon për Partinë Socialiste dhe për numrin 12, pasi sipas tij ky numër përcakton nëse jeni me Vlorën apo jo.

Nuk dua asnjë votë për veten time dua votë për numrin 12. Katër vite herë 3 mandate bëjnë 12. Numri 12 është numri 12 është numri që përcakton nëse jemi me Vlorën apo me të shkuarën e tmerrshme për Vlorës. Nuk po flas me të shkuarën e 1997“, tha Rama.

Më tej numri një i socialistëve u tha qytetarëve të Vlorës se nëse vinin në diskutim numrin 12 është turp.

Mos shkoni pas berihajt se nuk është tifozkllëk ky dhe është turp që të vithet në diskutim numri 12 këtu. Po them këtu jo në vendet të tjerë. Atë këngën “Vlora, Vlora” që këndoni ju, ma këndojnë mua. Të gjithë thonë na bëni si Vlora. Kë do të votoni ju Leskon, apo të tjetrin që ka shpallur kandidaturën. Se e dinë mirë se çfarë do të thonë demokratët për LSI-në këtu“, shtoi Rama..

Nuk la pa sulmuar dhe Presidentin Ilir Meta, ku tha se kishte marrë vesh që do të dekoronte në Vlorë në parukiere.

Ilir Meta është bërë bashkë me Leskon dhe vijnë vërdallë të ditën dhe dalin natën. Erdhi në Vlorë i tha ato dekoratat, se mua më thanë që do i jepte dekorata një parukiere këtu në Vlorë“, tha Rama duke shtuar se Meta do të dekorojë dhe Ismail Qemalin dhe Skënderbeun./tvklan.al







Të ngjashme