Stoltenberg: Kuçova, e rëndësishme për aleancën

Shqipëria nuk do ta ulë buxhetin e parashikuar për NATO-n pavarësisht se pas tërmetit të 26 Nëntorit fatura financiare që duhet të përballojnë financat e vendit janë të larta.

Kryeministri Rama e bëri këtë premtim gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jels Stoltenberg, në cilësinë e kreut të OSBE-së.

“Përtej nevojës për të riformësuar buxhetin e saj dhe për të trajtuar nevojat që kërkon procesi i rindërtimit i mbetet angazhimit të saj për buxhetin dedikuar për NATO-n dhe t’i përmbahet këtij angazhimi”.

Kryeministri premton gjithashtu se do të vazhdojë strehimi i muxhahedinëve pavarësisht kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani.

“Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike”.

Sekretari Stoltenberg vlerësoi angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe foli për rëndësinë që kthimi i aeroportit të Kuçovës në bazën e NATO-s.

“Është një investim domethënës dhe po nxisim zbatimin e tij. Kjo bazë mund të jetë qendër e trajnimeve shumë të rëndësishme. Pra është mirë jo vetëm për Shqipërinë por dhe për NATO-n”.

Si Rama dhe Stoltenberg vlerësuan arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për rifillimin e fluturimeve direkte dhe vunë theksin tek rëndësia qe ka rifillimi i dialogut mes dy vendeve.

Tv Klan