Shkurtim afatit të nisjes së procedimit për prokurorët e gjyqtarët

Parlamenti do të vendosë në seancën e sotme të shkurtojë afatin e nisjes se procedimit dhe pezullimin për prokurorët dhe gjyqtarët që dyshohen se kanë marrë vendime abuzive.

Ky ndryshim që vjen si pjesë e paketës “Anti-KÇK”,  për kryeministrin është thelbësor për të pastruar radhët e drejtësisë që janë po aq fajtor  sa dhe përfaqësuesit e krimit të organizuar .

“ Merr një vendim atje në periferi të Tiranës liron një të dënuar me vendim të formës së prerë por do hetohesh, nis për 3 ditë fuqizojmë ILD…”

Me operacionet e forcës së ligjit kryeministri thotë se krimi po goditet në zemër, dhe kush thotë të kundrën po punon për kriminelët që sipas tij paguajnë politikanë dhe gazetarë që të flasin në studio televizive.

Rama nuk flet me siguri për rezultatet e pritshme që do të japin këto operacione por me siguri di që ligji antimafia jo vetëm ka dështuar, por ka ndihmuar pjesëtarët e krimit të organizuar të pastrojnë pasuritë.

“Se kur shkon nëpër hipoteka, shikon prona në dukje të shtetit, që janë në emër të Dumrave e Rumrave…”

Rama iu përgjigjet atyre që mendojnë se ka selektivitet në operacionet e policisë.

Përgjigje ju kthen dhe të gjithë atyre që e akuzojnë se për 7 vjet e la krimin të lulëzojë.

Por përse nuk hetohen dhe pasuritë e politikanëve?

‘Te më lini mua në dorë… se duhet të hetohen dhe ata ish-kolegë që kanë qenë këtu dhe që kanë qenë në qeverinë e mëparshme…por se bej unë e bën drejtësia, ndaj na duhet ta pastrojmë të jetë e pavarur…”

Ndërkaq në parlament kanë mbërritur dhe 4 ligje të paketës “Anti-KÇK”,  të cilat u miratuan nga qeveria me akt normativ.

Maxhoranca gjithsesi e ka bërë të qartë se nuk do t’i bëjë asnjë ndryshim duke e votuar  javën e ardhshme me procedurë të përshpejtuar draftin.

Tv Klan