Kryeministri Edi Rama falënderoi të enjten të gjithë ata që i kishin dërguar mesazhe solidariteti pas sulmit me bojë të nënkryetarit demokrat të Kuvendit Paloka, por kujtoi se boja nuk e shqetëson. Tha se “n

uk i hap rrugë budallallëkut”,

por i rritet vendosmëria

.

Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojërat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë

Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, shkroi Rama.

Më herët të enjten, kreu i qeverisë postoi në rrjetet sociale edhe shiringën me të cilën e sulmoi me bojë Paloka, të cilin vijon ta shigjetoi për problemet në të folur.

“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit.”

Ndërsa në një reagim në “Facebook”, kryeministri Rama publikoi me video momentin që ai i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për fjalimin e Bashës dhe sulmin me bojë të nënkryetarit të PD, Edi Paloka, ndaj tij.

“”

Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës

”, shkroi Rama.

/tvklan.al