Ambasadori shqiptar në OSBE takon opozitarët bjellorusë

Pavarësisht refuzimit të Lukashenkos dhe Rusisë për ndërmjetësim ndërkombëtar në krizën bjelloruse shefi i OSBE-së Edi Rama nuk heq dorë nga dëshira për të vizituar Minskun.

Dëshmi e kësaj përpjekje është takimi i orëve të fundit i ambasadorit shqiptar në OSBE, Igli Hasani me Pavel Latushkon, një nga shtatë anëtarët e Këshillit Koordinues të opozitës i përzënë në Poloni. Latushko tha pas takimit me Hasanin se kjo organizatë duhet të luajë një rol më aktiv në “zgjidhjen e krizës bjelloruse”, pasi ka mjete për këtë.

Presidenti Alexander Lukashenko ka akuzuar vendet perëndimore se nuk po heqin dore nga përpjekjet për të “tërhequr” autoritetet legjitime bjelloruse në negociata me OSBE për të transferuar pushtetin me dhunë. Lukashenko tha se autoritetet e vendit nuk do të hyjnë në negociata me opozitën, sepse kjo nënkupton një dialog mbi dhënien e pushtetit në tavolinë.

Minsku zyrtar i ka paraqitur Ramës planin për tejkalimin e krizës duke premtuar miratimin e një versioni të ri të Kushtetutës, i cili dobëson pushtetin presidencial në favor të kompetencave më të mëdha për qeverinë dhe parlamentin. Kryeministrit shqiptar i propozohet që kjo të bëhet deri në vitin 2022 dhe më pas të mbahet një zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato presidenciale.

Rusia ka nisur sot stërvitjen e përbashkët në Bjellorusi me parashutistë nga divizioni elitar Pskov si dhe ka premtuar dërgimin e trupa policore kundër  protestave që vijuan në Minsk edhe në 24 orët e fundit  pavarësisht arrestimit apo dëbimit të liderëve të opozitës drejt shteteve fqinje.

Klan Plus