Basha: Synon t’i mbyllë gojën kritikëve

Në një reagim në rrjetet sociale pas publikimit të draftit të ndryshimeve në Kodin Penal, kryeministri Edi Rama thotë se s’ka asnjë shans që memet të ndalohen me ligj.

Një reagim për këtë draft e pati edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se Rama nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por gjen kohë të merret me memet. Sipas tij nëpërmjet kësaj nisme kryeministri synon t’i mbyllë gojën kritikëve.

Por Ministria e Drejtësisë sqaroi se materiali që qarkullon është ende një dokument pune dhe se dokumenti nuk është draft final.

Tv Klan