Rama: Nuk kam braktisur familjet e dëmtuara nga tërmeti, keqardhje për PD-në



Rama: Nuk kam braktisur familjet e dëmtuara nga tërmeti, keqardhje për PD-në

21:59 10/09/2020

Kryeministri  Edi Rama i është përgjigjur sot Partisë Demokratike dhe Manjola Cakonit, e cila është shprehur se ishte kërcënuar prej tij. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” Rama tha se PD po përdor fatkeqësinë e Cakonit. Më tej ai u shpreh se nuk i ka braktisur familjet e viktimave të 26 Nëntorit.

“Jam shumë i keqardhur me hienopolitikën në tersi dhe me hienopolitikën e PD-së në veçanti që nuk lë rast që të përdorë fatkeqësi natyrore. Unë nuk kam asnjë koment tjetër, i vetëm koment që mund të bëhet është në lidhje me faktet. Të gjithë ata që duan faktet do shohin se unë nuk kam braktisur jo atë familje, por asnjë familje të tragjedisë së 26 nëntorit. Por unë u them se nëse të afërmit që humbën nuk ua them dot, por të gjithë ata njerëz do i kthej në një jetë të re me kushte që nuk do i kishin pasur dot nëse fatkeqësia do kishte ardhur”, u shpreh Rama

Sot më herët në një takim me deputeten Grida Duma, Manjola Cakoni është shprehur se Rama e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar pasi ajo denoncoi rastin e saj se nuk kishte marrë asnjë ndihmë./ tvklan.al







Të ngjashme