Punësimi i bluzave të bardha, vetëm sipas meritës

1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë kanë përmbushur ciklin e studimeve duke u diplomuar.

Gjatë ceremonisë, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se pavarësisht largimit të disa mjekëve apo infermierëve, Shqipëria nuk ka mungesa dhe se punësimi i bluzave të bardha bëhet vetëm përmes meritës dhe jo lidhjeve me politikën dhe ryshfetet.

Fjala e Kryeministrit u ndërpre nga njeri prej studentëve të pranishëm.

Pas kësaj ndërprerje, Kryeministri theksoi se përmirësimi i infrastrukturës në spitale, rritja e sigurisë për mjekët në detyrë, si dhe bonusi për mjekët që zgjedhin të punojnë larg vendbanimit të tyre, janë dëshmi se sistemi po përmirësohet.

Tv Klan