Kryeministri Rama ka deklaruar nga Lezha se nuk e shqetësojnë ultimatumet e kreut të opozitës. Kreu i qeverisë ka theksuar se Basha do që të takohet me të duke u shprehur pro një tavoline si ajo e 18 Majit, para zgjedhjeve.

Duke ju përgjigjur një qytetari të Lezhës, Edi Rama tregon se protesta e lajmëruar e opozitës dhe ultimatumi që i ka vendosur Lulzim Basha nuk e shqetësojnë. Të vetmin shqetesim që ka, e ndan me qytetarët e këtij qarku që i kishte mbledhur për t’ju treguar planin e tij për trasformimin e Bashkisë, që thotë se pas 30 Qershorit kur drejtimin ta marrin socialistët do të jetë ajo që duhet.

“Kam vetëm merakun kush i beson Bashës, atë hall kam. Se e di që do vihet Voltana në ballë me punonjësit e bashkisë. Unë e di pse bën Luli kështu, se do të më takojë dhe e di që do takohemi prapë, por bën sikur s’do”.

Rama i tregon kryetarit të opozitës rrugën që duhet të ndjekë për të marrë pushtetit.

“S’ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë më takon pushteti. Të aplikojë te “Shqipëria që duam” se për 10 ditë merr përgjigje”.

Për Bashën foli dhe kur ju referua akuzave të tij për krimin dhe të inkriminuarit që qëndrojnë në krah të Kryeministrit.

“Unë s’dua të merrem se po merret drejtësia. Por një gjë s’kuptoj. Del ky në krah të kryetarit të Bashkisë së Lezhës që akuzohet për zaptim pronash dhe flet për drejtësinë dhe krimin”.

Sugjerimin e një tjetër qytetari për të kandiduar Pjerin Ndreun për të drejtuar Bashkinë e Lezhës, Rama nuk e hedh poshtë.

“Dhe unë si ty mendoj por këtë e vendosin forumet”.

Rama përsërit se socialistët janë të vetmit që mund t’i drejtojnë Bashkitë drejt një modeli që i afron me qytetarët.

Tv Klan