Rama nuk u përgjigjet gazetarëve në konferencën e fundivitit
Rama nuk u përgjigjet gazetarëve në konferencën e fundivitit
Shpërndaje
16:10 30/12/2013Kryeministri Edi Rama i rikthehet konferencave për shtyp me gazetarët. Në daljen e fundit publike përpara mediave për vitin 2013-të, Rama bëri një përbledhje të 100 ditëve të para të qeverisjes së tij. Në përfundim të fjalimit, kryeministri i vendit iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, të paktën një pjesë të tyre. Ai gjeti edhe rastin për të akuzuar Televizionin Klan për dizinformim, ndërkohë që nëpërmjet fakteve, ky televizion i vërtetoi të kundërtën kryeministrit Rama.I pyetur nga gazetarja jonë, nëse videoja Meta-Prifti kishte ndikuar në refuzimin e statusit kandidat, ai e mohoi një gjë të tillë. Ndërkohë që vetë pak ditë më parë, kur ishte i ftuar në një program televiziv, të njëjtës pyetje, Rama iu përgjigj se po, videoja Meta-Prifti kishte pasur influencë në refuzimin e statusit.Megjithatë këtë herë nuk ishte vetëm televizioni Klan që nuk mori përgjigje, por edhe gazetarë të tjerë pjesëmarrës në konferencë patën të njëjtin fat.Ndër të tjera, kryeministri premtoi se viti i ardhëshm do të jetë rilindja e vendit në të gjitha drejtimet. Ai zbuloi se gjatë muajit janar mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare do të zhvillohet mbledhja e parë për vitin 2014-të, ku do të flitet për dhënien e një fondi për shqiptarët që jetojnë në Preshevë. Rama tha gjithashtu se do t’i qëndrojë besnik premtimit të bërë gjatë fushatës lidhur me legalizimin e banesave.