Një tjetër mesazh i fortë vjen nga kryeministri Edi Rama, i cili vazhdon të bëjë thirrje për të mos dalë nga shtëpia pa pasur një arsye të fortë.

Përmes postimit të radhës në Facebook, Rama ka kujtuar edhe një herë shifrën tragjike të vdekjeve në 24 orët e fundit në Itali, 627, duke kërkuar që të mos neglizhohen rregullat për të mos pasur të njëjtin fat vendi jonë.

“O njerëz!

Në Itali sot kishte 627 të vdekur

Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!

Në lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!” /tvklan.al