Rama: Open Balkan, pjellë e Procesit të Berlinit. Teoritë konspirative janë dokrra


Rama: Open Balkan, pjellë e Procesit të Berlinit. Teoritë konspirative janë dokrra

15:13 14/09/2021

Angela Merkel dhe Edi Rama janë në një zë kur thonë se Ballkani i hapur është përzgjatje e Procesit të Berlinit. Kancelarja tha se procesi që ajo ka iniciuar nuk mund të zëvendësohet.

“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Ballkani Perëndimor vitet e fundit ka mësuar të bashkëpunojë me njëri-tjetrin, jo vetëm të ulen me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi Sebastian Kurz apo Emanuel Makron etj, pra ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor, Markon e ka shëtitur të gjithë rajonin. Ne kemi zhvilluar bashkërisht takime në Berlin, sikundër kemi punuar së bashku në kuadër të projekteve të ndryshme. Sebastian Kurz është gjithashtu një mik i rajonit dhe çdo kancelar federal tjetër do të jetë mik i këtij rajoni. Prej secilit të këtyre vendeve ka shumë, ka shumë njerëz në BE të cilët punojnë dhe jetojnë atje, ndaj dhe interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është vërtet mjaft i madh dhe këtë e kemi treguar jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës time por edhe përpara kësaj. Unë vij nga ish-Gjermania Lindore, kam parë se çfarë force dhe energjie do të duhet për të kapërcyer diferencat historike të kontekstit tonë kundrejt Polonisë apo kundrejt nacional-socializmit. Pra çdo kancelar federal është i vetëdijshëm për këtë lloj përgjegjësie që mban Ballkani Perëndimor, ka shumë miq në Europë dhe më lejoni t’jua siguroj këtë.

Ndërsa Rama shtoi se Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit.

“Angela Merkel është një dhe nuk vjen më të jemi të qartë. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës së jashtëzakonshme në 4 mandate rresht. Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit, nuk është një nismë në kontradiktë, është pjellë. Nuk ka ne Open Balkan asgjë brenda që kontradikton me Procesin e Berlinit. Open Balkan është mjeti i Rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Teoritë e konspiracioni, jo po Procesi i Berlinit, Open Balkan janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer ne që të krijojmë këtu një mikro BE janë dokrra. Kancelarja në 2014 në tryezën e kancelarisë ka thënë këtë shprehje, “Ju nuk jeni në BE, por jeni Europianë dhe për këtë arsye duhet të nisim këtë proces që bashkë me punën ju së bashku dhe ne bashkë me ju të ndihmojmë që rajoni të ngrihet nga pikëpamja ekonomike, politike dhe sociale”“.

Open Balkan, Rama: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon, por bën teori konspiracioni

Kryeministri Edi Rama e sheh Open Balkan si pjellë të Procesit të Berlinit. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama tha se Open Balkan është një mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Ai u shpreh se është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon Open Balkan për lëvizjen e lirë të njerëzve, por beson në teori konspiracioni.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruaajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që shpeshherë një vend apo tjetër bëhen shkak që të ngecin të gjitha. Ballkani i hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri, por për të mos u varur nga vetot e njërit, apo teoritë e konspiracionit të tjetrit. Procesi i Berlinit dy gjëra ka, katër liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjen e kapitaleve, shërbimeve dhe investimet  që vijnë nga paketa e Komisionit Europian. Sa i përket këtyre lirive ky është proces vullneti dhe shpejtësie. Ne duam të ecim më shpejt dhe dua ta theksoj se këtu një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se nëse fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Traseja është e shtruar, Procesi i Berlinit është një proces që do të vazhdojë, Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Rama.

Rama: Angela Merkel do t’i mungojë rajonit të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të bukur dhe të trishtë këtë të sotmen kur është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Dite e mirë sepse në Shqipëri ka mundur të  presë Merkel, por e trishtuar pasi kjo është vizita e lamtumirës e Merkel. Rama the se Ballkanit Perëndimor do t’i mungojë Angela Merkel.

Edi Rama: Ditë e bukur dhe ditë e trishtuar. Kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve, të gjithë popujve të këtij rajoni. Njëkohësisht një ditë e trishtuar sepse në një farë mënyrë kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkel si Kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë dhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar Procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej rezultateve konkrete që mbulon Procesi i Berlinit, besoj që arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët. Ishte privilegj që sot kancelarja ishte në Tiranë. I shpreh mirënjohjen, falenderimin dhe miqësinë më të sinqertë në emër të gjithë shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë.

Kohën e ka të shtrenjtë, oraret i ka të rëndësishme, nuk dua të marr kohë më të gjatë, dua të them se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë seç ishte përpara se Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Merkel do t’i mungojë këtij rajoni. Ma ha mendja që interesi i të gjithëve këtu me të drejtë është që të dëgjojnë më shumë fjalët e saj se të miat. Po i kaloj fjalën duke i shprehur mirënjohjen, falenderimet dhe duke i thënë që ishte privilegj, ishte një nder, ishte kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të, që kisha mundësinë të mësoja prej saj dhe sipas meje, modestisht sot është një moment ku të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për çfarë kancelarja ka bërë, qoftë boshllëkun që ajo lë. Pa kancelaren Merkel, Ballkani nuk do ishte njësoj siç është sot, as Europa nuk do ishte siç është sot./tvklan.al







Të ngjashme