Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuza të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili më herët kërkoi largimin e Ramës pasi sipas tij kishte humbur kontrollin mbi pandeminë.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se opozita ëndërron katastrofën, asfiksinë dhe vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe vdekjen e tij.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe njëherë video-montazhin e Bashës dhe thotë se kjo është një politikë e mjerë.

Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama.

Pak minuta pas reagimit të Ramës, një deklaratë ka ardhur dhe nga Lulzim Basha, i cili shkruan se bashkë me shqiptarët do ta largojë të keqen nga vendin dhe do ngjallë shpresë.

Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, është ky reagimi i kreut të PD./tvklan.al