“5 mijë euro për çdo emigrant që investon në agroturizëm”

Të rinjve të qytetit të Gramshit, takimi me të cilët nisi javën elektorale të socialistëve, Edi Rama u kërkon të vendosin në peshore premtimet e opozitës, që thotë se janë boshe dhe të fryra dhe aspak të realizueshme, me punët e premtuara e të përfunduara të qeverisë së tij, që thotë se duhet të vijojnë me votën e tyre dhe të rinjve të Shqipërisë.

Ndërsa në takimin e zhvilluar në Belsh, thotë se ky qytet është një dëshmi e gjallë e vizionit për të kthyer Shqipërinë në kampione të turizimit në Ballkan dhe siguron se në mandatin e tretë, projektet e transformimit do të vijojnë.

E si pjesë të vizionit për turizmin, kryeministri tregon planin për mbështetjen për emigrantët që do të investojnë në vendlindje, por ripërsërit dhe projektin për amnistinë fiskale të të ardhurave që ata kanë siguruar nga emigracioni, me punë të ndershme, por informale.

Për ta bërë të kuptueshme se kush është filozofia që e udhëheq atë në politikë sjell dhe shembuj konkretë.

Edhe në Elbasan, gjatë një takimi me gratë, Rama theksoi rendësinë që ka vota e 25 Prillit për të mos e kthyer Shqipërinë pas.

Duke evidentuar ndryshimin që ka pësuar Elbasani, Rama preku edhe çështjen e rendit në këtë qytet.

Ndërsa në takimin në Cërrik, ju ktheu përgjigje akuzave të opozitës për arrogancën e tij.

Tv Klan