Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se qeveria po bën më të mirën për të menaxhuar situatën e përmbytjeve në vend. Rama tha se për COVID-in është gjetur ilaçi, por për opozitën ende nuk ka një të tillë.

 Ai shtoi se opozita kapet pas çdo fatkeqësie natyrore sepse është e dëshpëruar dhe bën politikë dhe kur vendi është në krizë.

Akuzave politike nuk kemi çfarë tu bëjmë. COVID-it iu gjet dhe vaksina e imunizimit dhe shpresojmë që ta injektojmë tek mjekët dhe infermierët para afatit të premtuar. Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk iu është gjetur formula.

Për shkak të dëshpërimit ata kapen për fat të keq pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht pas çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Në do vazhdojmë të bëjmë punën tonë duke bërë më të mirë siç është bërë dhe në këtë situatë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura në disa zona”, tha Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile./tvklan.al