Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në daljen e tij publike se në mandatin e tretë do të rrisë pagat e mësuesve me 40% më shumë.

Ai gjithashtu shtoi se edhe pagat e mjekëve do të rriten me 40% më shumë, teksa u shpreh se bluzat e bardha kanë njohur rritjen më të lartë historike në këtë mandat të dytë të PS-së

“Në këto dy mandate ne e ulëm taksën mbi pagën dhe e rritëm pagën e mjekëve dhe infermierëve në spitale me 63%. Të infermierëve dhe laborantëve në qendrat shëndetësore në 68%. Mjekëve të familjes me 57%. mësuesve 32%, punonjësve të Policisë së Shteti me 46%.

Jam unë i pari, as mësuesit, as mjekët e policët që e di që megjithatë nuk mjafton dhe prandaj në mandatin e tretë, pagat e mësuesve do të rriten edhe 40 përqind më shumë, po ashtu me 40% do të rriten edhe ato të bluzave të bardha, që kanë njohur në fakt rritjen më të lartë historike në këtë mandate të dytë të PS-së”, tha Rama./tvklan.al