“Rastet si ai i Tires do të tkurren”

Pagat e mjekëve do të rriten me 40 % brenda mandatit të tretë qeverisë. Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për shëndetësinë, Kryeministri Edi Rama tha se rritja do të fillojë që nga viti i ardhshëm.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek korrupsioni në shërbimin shëndetësor, por tha se ai do të tkurret nga viti në vit.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek investimet në sektorin shëndetësor dhe fokusin e qeverisë për vaksinimin anti-Covid ku janë vendosur 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit të popullsisë.

Tv Klan