Kryeministri Edi Rama ka takuar në Vienë përfaqësuesin e OSCE për Lirinë e Medias, Harlem Desir, me të cilin ka diskutuar mbi Paketën Antishpifje.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Paketa Antishpifje dhe kuadri i ri rregullator i portaleve do të hapet së shpejti për konsultim, ndërsa do të votohet në Kuvend pas Vitit të Ri.

Në selinë e OSBE në Vienë me Harlem Desir, përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri

”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/tvklan.al