Paketa e zgjeruar ekonomike shkon në total 70 milionë dollarë. Është kjo shifra që e bëri publike kreu i qeverisë Edi Rama këtë të martë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook.

“Kjo është paketa e zgjeruar që në totalin e vet shkon në 70 mln dollarë. 70 mln dollarë për një vend si Shqipëria për të dhënë një pagesë që vlen vetëm për periudhën 40 ditore vetëm ata që nuk kanë fare idenë se për çfarë flasin, apo ata që e dinë 7*7=42 këtë punë mund të thonë që janë pak në kushtet ku jemi”.

Rama tha se pjesë e paketës janë edhe ata që kanë humbur vendin e punës në biznesin e madh.

“Ju që keni humbur vendin e punës në javët e mëparshme qysh kur ka filluar kjo luftë dhe jeni në biznesin e madh do të merrni të gjithë 400 mijë lekë”.

Sipas kreut të qeverisë, lufta që po bëhet nuk është çështje votash. Ai premtoi që do t’i bëjë të gjitha gjërat që ka bërë.

“Çdo gjë që them unë e them dhe çdo gjë që bëj unë e them. Nuk kemi dalë për të mashtrua, për të treguar përralla, se kjo nuk është çështje votash. Kjo është çështje dinjiteti dhe respekti për njerëzit”.

Teorive konspirative për 5G-në kreu i qeverisë tha se janë gjëja më idiote që ka dëgjuar që kur ka filluar hataja. /tvklan.al