Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u shpreh se qeveria ka marrë 3 masa kryesore për rimëkëmbjen e ekonomisë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se sot në Shqipëri janë 13 mijë persona të papunë që nuk janë riintegruar dot pas humbjes së vendit të punës për shkak të pandemisë.

“Presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. në rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm. Vetëm gjatë javës së fundit kemi marrë 3 masa kryesore, e para për programin e ripuënësimit për ata që humbën vendin e punës gjatë karantinës. Sot kemi një shifër të saktë, ku kemi 13 mijë persona ende të pa riintegruar në ekonomi. Krahasuar me vende t etjera, bësoj se hyjmë në vendet që kemi humbur më pak. Mjafton t’u them që jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 milionë minus në Rumani, apo në Kosovë mbi 45 mijë. Këto nuk janë për thënë se jemi përballë një çudie, por duam të ripunësojmë shumë shpejt ata që ishin në punë”, tha Rama.

Më tej kryeministri foli dhe për nivelin e papunësisë dhe tha se Shqipëria ka shifrën më të ulët që nga viti 1990. Rama përsëriti edhe njëherë premtimin për rritjen e pagës minimale, e cila do shkojë në 30 mijë Lekë të rinj.  

Në harkun e një viti të tejkalojmë shkurtin e këtij viti, ku me 11% papunësi kemi arritur në nivelin më të ulët që nga viti 1990. Është niveli më i ulët në rajon, e dhënë nga Banka Botërore. Por mos të harrojmë se kemi një problem të madh, midis vendit të punës dhe pagës. Nuk do ketë më pagë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra”, tha Rama.

Kreu i qeverisë po ashtu ripërsëriti edhe njëherë heqjen e taksave për biznesin e vogël, duke thënë se është një masë e nevojshme.

Biznesi i vogël nën 80 milion lekë është i çliruar nga TVSH dhe taksat, ndërsa biznesi deri në 140 milionë Lekë do ketë vetëm TVSH-në. Nuk do ketë më inspektime në biznesin e vogël, por pas fiskalizimit dhe dixhitalizimit do jetë vetëm për mbajtje llogarie dhe jo për taksa. Plani për të rritur pagën minimale është një masë që rrit dhe fuqinë blerëse, lehtëson shtresën që paguhet më pak”, shtoi kryeministri.

Më tej Rama foli dhe për projektin e rindërtimit, duke thënë se do të gjenerohen mijëra vende punë dhe është një nga projektet e rimbëkëmbjes së ekonomisë./tvklan.al