Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, në një reagim në Twitter ka kërkuar të bëhet kujdes me përhapjen e lajmeve për tërmetet dhe shtrembërimin e prononcimeve dhe shpjegimeve të ekspertëve, duke përhapur panik tek qytetarët.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan kryeministri i vendit. /tvklan.al