Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale per arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë ndërsa po virtualisht, ai përdori një shprehje popullore “shpif shpif se lirohesh” për t’i kthyer përgjigjeve akuzave të bëra nga kryedemokrati Basha.

Disa orë më vonë, në një takim me gratë në njësinë vendore të Laprakës, Kryeministri lajmëroi një tjetër operacion që po zhvillohet nga policia.

“Nesër publiku do të njihet me rezultatin e një tjetër operacioni në vijim. Do vazhdojmë derisa të futet në burg i forti i fundit. Do t’i detyrojmë të vihen në rresht dhe të respektojnë ligjin”.

Në çështjen lojrave të fatit, kreu i qeverisë përdori për herë të parë fjalët “rrezik për sigurinë kombëtare”, duke e lidhur çështjen e mbylljes së basteve me rastet e pastrimit të parave nga krimi i organizuar.

“Janë para kriminale dhe janë eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë drejtpërdrejt të përfshirë në pjesën e tyre më të madhe. Deri në kërcënim të sigurisë komëbtare, para që financojnë mediat, partitë politike”.

Vitin e ardhshëm qeveria do të mbyllë deri në 1 vit, lokalet të cilët shërbejnë alkool për fëmijët nën 18 vjeç.

“Nëse një lokal i tregëton një njeriu me moshën nën 18 vjeç do ketë mbyllje deri në 1 vit. Jemi duke diskutuar rastin e parë, 3 muaj apo 6 muaj”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, herët në mëngjes, Rama u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtoreve të institucioneve pasi siç është shprehur, “

kemi drejtorë legenë që na kanë nxirrë jetën me korrupsionin dhe keqmenaxhimin”.

Tv Klan