Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë të shtunë i ftuar në spektaklin e humorit Klanifornia në Tv Klan. Këtë herë, kreun e qeverisë do ta shohim ndryshe.
Ai do të vendoset përballë “Gilbert Fevziut” dhe do t’i përgjigjet pyetjeve pikante të “moderatorit” të Opinion.
Kryeministri është pritur në ambientet e Tv Klan nga “simpatizantët” e dy partive kryesore të luajtur nga aktorët Eglein Laknori, simpatizant i PD-së dhe Delinda Disha, simpatizante e PS-së.
“Gilbert Fevziu” (Albano Bogdo) e ka pritur Kryeministrin me këngë dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.
Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë intervistë të pazakontë dhe plot humor përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot në mbrëmje me Fevziun e vërtetë”, shkruante ai.
Për më shumë mos e humbisni spektaklin e Klanifornia në orën 21:00 në ekranin e Tv Klan nën drejtimin e Marina Vjollca. /tvklan.al