Rritja e pagave nga 1 Prilli i vitit tjetër për pagat e mjekëve, infermierëve, arsimtarëve dhe ushtarakëve do të variojë nga 5 deri në 10%.

Në Këshillin Kombëtar Ekonomik, Kryeministri Rama e cilësoi këtë projektbuxhet si më domethënësin e atyre që ka hartuar kabineti i tij.

Nga shifrat që lexon në buxhet, kreu i qeverisë tha se pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm, borxhi publik të arrijë në 65.3%.

Nga mbyllja e basteve sportive, parashikohet që më pak para të hyjnë në arkën e shtetit, por nga ana tjetër këto para do të shkojnë për konsum familjar dhe do të mbyllin plagën sociale të kumarit.

Për investime në infrastrukturë, ujësjellës dhe trajtimin e mbetjeve, për 2019 janë parashikuar afro gjysmë miliardi lekë.

Tv Klan