Kryeministri dhe kryebashkiaku vizitojnë konviktet në Qytetin Studenti

Akuzave të herëpashershme të opozitës për vepra publike të bëra në partneritet me privatet, Rama i është përgjigjur duke postuar një video që  tregon ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit që pritet të përfundojë brenda 2021. Edhe gjatë një inspektimi me kryebashkiakun e Tiranës në qytetin studenti, Rama shpjegon rëndësinë që ky partneritet për një buxhet si ai i vendit tonë.

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit.”

Edhe ndërtimi dhe rikonstruktimi i shkollave në kryeqytet po bëhet në Partneritet Publik Privat.

Ndërkohë një pjesë e godinave të konvikteve në Qytetin Studenti po rikonstruktohen falë dhe mbështetjes së donatorëve të huaj. Kanë përfunduar tashmë krejtësisht 11 godina ndërsa 3 të fundit pritet të nisin javën e ardhshme. Si pjesë paktit të universiteteve është menduar dhe punësimi i studentëve nga Drejtoria e Konvikteve.

Brenda pranverës së vitit të ardhshëm do të nisë dhe ndërtimi kampusit universitar.

Tv Klan