Periudhë tranzitore për 470 shërbime publike

Prej 6 janarit qytetarët po asistohen në institucionet shtetërore për të aplikuar online për mbi 470 shërbime publike.

Teksa vizitoi këtë të martë zyrat e ADISA-s në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama tha se pas 2 muajsh nuk do të ketë më qytetarë nëpër sportele, por të gjitha aplikimet shtetërore do të jenë vetëm online.

 “Kjo zyrë nuk do të jetë më zyrë pritjeje, por një zyrë që do të punojë me kompjuterin për të pritur kërkesat që njerëzit do të nisin nga shtëpitë e tyre. Është komplet revolucion”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ofron 52 shërbime online. Edhe pagesa për një shërbim do të kryhet në mënyrë elektronike ndërsa qytetarët do të ketë mundësi të monitorojnë online aplikimin e bërë.

Në qershor pritet të hyjnë online edhe blloku i dytë prej 395 shërbimesh, ndërsa deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime.

Tv Klan