“Sulm i organizuar nga Meta për të nxitur revoltë” 

Kryeministri ka vijuar të drejtojë gishtin e akuzës tek Presidenti si organizator të bllokimit të punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit me skenarin e përsëritur për të nxitur revoltën që të godasin qeverinë.

“Një plan i ndërtuar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil, duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë  e posaçme në të gjithë botën dhe nuk zëvendësohen kollaj, duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 Prill të mos vaksinohej asnjeri këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi, e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi pas në të shkuarën. Nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për të shkaktuar këtë. Ne nuk na kapën gafil”.

Por goditjen për Ramën ky plan nuk ia dha qeverisë por Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Është bllokuar ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 jave pa vaksina . Pse, sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbarpa derës gati për tu futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mjera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu”.

Lulzim Bashës i kujton se duke heshtur për këtë çështje po del zbuluar se është pjesë e planit të Metës e Berishës.

“Basha është një kukull, ku është çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti, për pengmarrjen e kullës së vrojtimit ajror, vetëm pak javë përpara stërvitjes ushtarake, si mund të bëhet Shqipëria lolo, kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen dhe nëse do angazhoheshin kaq shumë sa janë angazhuar për të shpërndarë baltë në të gjithë Europën, kjo është e vërteta, Basha një kukull që u afrohet njerëzve me fytyrë të buzëqeshu që mendon se do e harrojnë njerëzit se sa herë ka prekur një punë ka bërë vetëm dëm, hesht dhe vijon takimet për vatrat e infektimeve. Një xhafer me një kostum nusërie. Nuk votohet Lulzim Basha, po Sali, Monika dhe Berisha, kjo është vizioni dhe qasja e tyre ndaj shteti që e trajtojnë si një plaçkë. Logjikë çetash, piratësh, sulm, sic sulmuan të gjithë Shqipërinë”.

Argumentin e përdor nga kontrollorët për të bojkotuar punën e ironizon dhe sjell shembuj të profesioneve të tjera që janë pjesë e shërbimeve utilitare e që nuk e kanë braktisur asnjëherë detyrën.

“Qenkan të stresuar. Po sikur të stresohen mjekët, policët…”.

Tv Klan