Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se ka formuar partinë e re Bindja Demokratike, duke theksuar se është ish-kryeministri Sali Berisha pas futjes në zgjedhje të kësaj partie opozitare.

Unë paskam formuar Bindjen Demokratike? Pse e paskam formuar unë dhe jo Saliu? Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu, ose nga Luli? Në një pikë vetëm. Luli bashkë me Saliun bënte aferat, Patozi i mbronte këtu në parlament. Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë. Një çun në rrugë, një çun në zgjedhje dhe ta shikojmë ku do dalim. Zonjën Hajdari nuk e kam takuar asnjëherë deri më sot. Me Hajdarin po bëjnë të njëjtën gjë që bënë me të atin e saj sa herë u dilte në shesh.  Unë e futa zonjën Hajdari në listën e PD? Unë i futa këta në lista? Unë vërtetë bashkëpunova me Bashën në atë kohë, por nuk kemi ndërhyrë në listat e njëri-tjetrit. Astrit Patozi më ka akuzuar se unë e kam hequr nga lista.

Unë skam asnjë lidhje me këtë punë dhe as nuk më intereson fare. Se sa merr dhe sa s’merr, një copë SHQUP-i e kemi në garë, një copë SHQUP-i e kemi në rrugë, ndryshimi i vetëm është se kjo copë SHQUP-i nuk e do Monikën.

Rama tha se PD dhe LSI kanë dalë në rrugë se nuk hyjnë dot në zgjedhje, se po të hyjnë, dalin ashtu siç hyjnë.

Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini votat, ndërkohë që ne në vitin 2017, një problem kishim, si të ruajmë votat se do na i blejë fallxhorja. Për hir të së vërtetës nuk kemi pasur problem PD, por simotrën tonë LSI-në.

Të gjithë atyre që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet dhe prekin materialet zgjedhore, Rama u kujtoi ligjin dhe dënimet me burg.

Ku do i gjejnë Luli me Monikën budallenjtë që do të shkojnë pas Berihait dhe do të përballen me ligjin për të penguar shumicën e popullit që të zgjedhë? Unë nuk e di ku do i gjejnë, por ama gjatë kësaj kohe që të mos bëhet për budalla njeri, duhet ta mësojnë se pengimi i subjekteve zgjedhore, sipas ligjit të votuar në parlament kur shumicë ishte Sali Ramë Berisha dhe në pakicë ishte Edvin Kristaq Rama, dënohet 1 deri 5 vite burg.

” /tvklan.al