“Investime në porte, aeroporte në të gjithë vendin”

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që kundërshtarin e tij politik, ish-Kryeministrin Sali Berisha ta sulmojë pikërisht nga vendlindja e tij, Tropoja. Në një takim me mbështetësit e tij, ai tha se si kryeministër kishte bërë për Tropojën më shumë edhe se vetë Berisha.

Madje ai tha se Berisha jo vetëm që nuk i bëri ndonjë gjë të mirë Tropojës, por edhe dha leje për hidrocentralet duke dëmtuar natyrën e gjithë kësaj zone.

Hajde të ma tregojë se çfarë bëri Sali Berisha në Tropojë. Vetëm mos më thoni na solli demokracinë se aty nuk kam çfarë të flas. I bëri një gjë Saliu Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga hidrocentralesh. Dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 diga nga të cilat me shumë vështirësi i anuluam 9, 2 të tjerat ishin në kantierë. Vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës nga pikëpamja e punës”.

Gjatë fjalës së tij nuk la pa sulmuar as kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas tij nuk ka asnjë gjë që mund ta lidhë me tropojën.

Ai tha se edhe për këtë qytet, ashtu si për gjithë Shqipërinë në mandatin e tretë do të bëhet shumë më shumë punë, për të nxjerrë në pah bukuritë e e gjithë kësaj zone.

Tropoja për mua nuk është një bashki, nuk është një zonë ku vizioni dhe investimet varen nga kush votohet sepse për mua Tropoja është një thesar akoma i pazbuluara jo plotësisht por as pjesërisht që i ka të gjtha që ky popull këtu ta kenë këtë vend motorin e ekonomisë së tyre familjare”.

Takimin me të rinj të kryeqytetit, Kryeministri Edi Rama e fokusoi te ata që njihen si patronazhistë dhe që punojnë për sigurimin e votave për Partinë Socialiste. Në këtë pikë Rama u tregua i drejtpërdrejtë që në fillim.

 “Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi. Kur votat të numërohen do e kuptoni se përse ne juve ju mundim, do ju mundim”.

Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarët politikë për të cilët tha se i njohin mirë.

“Sa fyese dhe dekurajuese duhet të jetë të flasësh për varfërinë, hipur mbi një “Range Rover” e duke kërcyer mbi makina! Të shkuarit derë më derë, të trokiturit, të pyeturit çfarë halli ke, si mund të jetë politika në shërbimin tënd, si mund ta bëjmë më mirë, ekzaktësisht këtë bëjnë çunat e gocat tanë. Jemi aty në çdo derë, në çdo kontakt, në çdo grup whatsapp-i, në çdo komunitet, në çdo fshat, në çdo klasë”.

Tv Klan