Kryeministri Edi Rama zgjodhi foltoren e Kuvendit për të komentuar akuzat e opozitës ndaj kryebashkiakut të Durrësit për lirimin e Lulzim Berishës. Ai tha se opozita s’ka kurajo te tregoje se kush ata autoret e vërtete te lirimit te tij.

Edi Rama, Kryeministër:  

“Ju dhe sot s’keni kurajo te tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën por vraponi te thoni e liroi bashkia e Durrësit”

Kryeministri e përmendi këtë rast për të theksuar nevojën e zbatimit të ligjit të venttingut dhe fajësoi opozitën se me anë të këtij ligji bllokoi hapjen e negociatave.

Nga demokratët përgjigjja i erdhi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se vettingu nuk ishte kushti i vetëm për negociatat.

Berisha e akuzoi Ramën për afera e favore qe ka bërë në kancelaritë europiane, teksa kryeministri e kishte lënë sallën e parlamentit./tvklan.al