Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij shihen protestues që futen në selinë e PD-së.

Ai e shoqëron këtë postim me ironi duke shkruajtuar “Studentët në Universitetin e Dhunës”.

Më herët Rama reagoi për aktin e mbështetësve të opozitës të cilët dogjën sot jastëkët e vendosura përpara godinës së kryeministrisë, si pjesë e thirrjes për dialog me protestuesit.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

/tvklan.al